Nis largimi i barrikadave në veri të Kosovës

Ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare të Zveçanit. Kamionët që kishin bllokuar rrugën në Rudarë, tashmë kanë filluar të largohen. Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë ishin bllokuar që nga data 10 dhjetor.

Aleksandar Vuçiç njoftoi pas takimit me përfaqësuesit serb në Kosovë se barrikadat do të hiqeshin ditën e sotme. Presidenti serb i takoi ata mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën. Për 20 ditë rresht rrugët kryesore në veri mbetën të bllokuara për qarkullim.

Të lidhura

None found

Përveç veriut, më 27 dhjetor një barrikadë tjetër u vendos në territorin e Serbisë, në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë në Merdare. Serbët lokalë në komunat Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç.

Vendosja e barrikadave nxiti tensione të shumta në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo e vendosi në gatishmëri ushtrinë si dhe rriti prezencën ushtarake në vijën kufitare me Kosovën. BE dhe SHBA kërkuan vazhdimisht largimin e barrikadave si dhe respektim të marrëveshjeve të Brukselit.