Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura, janë riangazhuar (9 korrik) në operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Dropollit.
Gjithashtu, ai shton se zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhiq të bashkisë Finiq.
“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, shkruan ministri.
Postimi i plotë:
“Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, shkruan ai.