Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Rama.
Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi.
“Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit. Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve. Çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.
Nga ana tjetër, Berisha tha se vjedhja e këtyre zyrtarëve është bërë muri i tmerrshëm që pengon zhvillimin dhe integrimin e vendit.
‘Kur korrupsioni, vjedhja e këtyre zyrtarëve, është bërë faktori, muri më i tmerrshëm për zhvillimin dhe integrimin e këtij vendi. Ështëbërë gjeneratori kryesor i shqiptarëve.’- tha Berisha.