Fenomeni i mistershëm, ngordhin mijëra zogj në Kili

Të paktën 3500 zogj janë gjetur të ngordhur në brigjet e Kilit që nga 26 maji, sipas autoriteteve të vendit që po hetojnë fenomenin misterioz.

Qindra trupa të Guanay cormorant (lloj zogjsh) janë gjetur në plazhet në Quiquimbo, rreth 400 kilometra në veri të Santiago, nga anëtarë të Shërbimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, pak metra larg hoteleve, restoranteve dhe kazinove në zonë.

Rezultatet e testeve laboratorike përjashtuan mundësinë e gripit të shpendëve, sipas drejtorit të agjencisë, Jorge Mauz. Megjithatë, shkaqet e ngordhjes masive të zogjve nuk janë sqaruar ende.

Që nga dhjetori 2022, Kili është prekur veçanërisht nga gripi i shpendëve, i cili tashmë ka vrarë 10% të popullsisë së pinguinëve Humboldt, një specie e pambrojtur, si dhe mijëra zogj të tjerë.


Shtuar 3.06.2023 13:24