Avokati, Spartak Ngjela herë pas here ka marrë vëmendjen e mediave rozë për komentet pikante që zgjedh të bëj në postimet e moderatoreve në rrjete sociale.
Ngjela ka shprehur edhe njëherë simpatinë e veçantë ndaj moderatores Bora Zemanit duke mos i kursyer komplimentet.
Në një foto të Borës ku shfaqet e me veshur me jeshile Ngjela shkruan se ajo është një ikon e bukurisë shqiptare dhe një kryevepër arti.
Avokati shkon më tej duke u shprehur se suksesi që ka vendosur moderatorja në Shqipëri do të mbetet një memorie historike.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike.
Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela/albeu.com