Ngjela lë përkohësisht CIA-n dhe FBI-në e kthehet në Ballkan: Ju tregoj trimin në Kuvendin serb!

Avokati Spartak Ngjela i ka thurur lavde përmes një postimi në Facebook deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ngjela shkruan se për herë të parë pas 100 vitesh kemi një parlamentin serb një trim që denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.

“Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur”, shkruan Ngjela.

Ndër të tjera, ai shkruan në Facebook:

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është edhe kryetari i Partisë shqiptare për Veprim Demokratik, në Serbi; deklaroi sot, me denoncimin e tij të hapur në sallën e parlamentit të Serbisë, për të gjitha krimet që kanë kryer hordhitë serbe të Milosheviçit në Kosovë.

Me një elokuencë të nivelit të lartë, shqiptari trim, patriot dhe njeri i vlerave të mëdha kombëtare, Shaip Kamberi, është sot një shembull brilant i karakterit patriotik shqiptar.

Pas njëqind vjetësh, ky është rasti i parë që një shqiptar në Parlamentin e Serbisë denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.

Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur.

Një lavd të veçantë i drejtojmë në këto çaste, Shaip Kamberit, deputetit tonë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si një shqiptar trim, patriot dhe me vlera të larta të shqiptarizmit.


Shtuar 23.06.2021 16:48