Më 10 gusht të vitit 2023, një njgjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Angli, ku babai dhe njerka e një vajze 10-vjeçare të abuzuar rëndë, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Angli, u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje.
Urfan Sharif, 42-vjeç dhe Beinash Batool, 30-vjeç, u dënuan për vrasjen e Sara Sharif javën e kaluar në atë që prokurorët e quajtën një “fushatë abuzimi”.
Xhaxhai i vajzës, Faisal Malik, 29-vjeç, u shpall fajtor për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së vajzës. Ai u dënua me 16 vite burg.
Pasi vajza vdiq, të tre u larguan në Pakistan, ku Urfan Sharif telefonoi policinë e Mbretërisë së Bashkuar për të thënë se ai “e dënoi dhe ajo vdiq”. Ai tha se “e rrahu shumë”, por nuk kishte ndërmend ta vriste.
Policia në Londër më pas shkoi në shtëpinë e familjes dhe zbuloi trupin e Sarës, nën një batanije në një krevat marinari më 10 gusht 2023.
Të tre u kthyen në Britani më shumë se një muaj, pasi u larguan dhe u arrestuan me dyshimin për vrasje.
Gjyqi në Gjykatën Qendrore Penale, ekspozoi detaje të tmerrshme të abuzimit që përfshinin 70 plagë dhe mavijosje, djegie, fraktura dhe shenja kafshimi dhe ngriti pikëpyetje rreth dështimeve të shërbimeve sociale dhe autoriteteve për të ndërhyrë dhe mbrojtur atë.
Babai dhe njerka morën kujdestarinë e Sarës dhe vëllait të saj më të madh, pas raportimeve se nëna e tyre i abuzonte.