Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Policia bën me dije se një baba ka përplasur aksidentalisht me makinë vajzën e tij të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Qerekës në ambientet e biznesit të shoferit dhe babait të viktimës.
Vogëlushja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë ndërsa policia po punon për zbardhjen e aksidentit.
“Krujë/Informacion paraprak. Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit,” thuhet në njoftimin e policisë.