Lidhur me ngjarjen e rëndë në Komisariatin e Kavajës ku ka vrarë veten i ndaluari Igli Meta 31-vjeç, ka reaguar edhe deputeti demokrat Dashnor Sula.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat hedh akuza të forta në drejtim të policisë.
Sipas tij i riu nuk është vetëvarur por ka ndërruar jetë pas dhunës barbare të policisë.
Sula ndërkohë i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj kësaj ngjarjeje mjaft të rëndë
Postimi i Sulës:
Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.
Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur.