Ngacmoi sek*ualisht 30-vjeçaren, bie në pranga korçari

Ngacmimet dhe abuzimet seksuale janë kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri, akuza të për cilën po vihen në pranga shumë shtetas.

Së fundmi një shtetas në Korçë është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një vajzë 30-vjeçare.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.K., 42-vjeç, banues në Qatrom, Korçë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi në lagjen nr. 11, Korçë, ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 9.08.2021 12:52