E lyen me benzinë dhe i vunë flakën, shkrumbohet makina në Fushë-Krujë

Një makinë është shkrumbur gjatë natës në Fushë-Krujë. Makina e llojit “Renault” ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një natë më parë, rreth orës 22:00.

Mjeti rezulton se i përket 28-vjeçarit Besmir Buçi dhe zjarrvënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Makina është lyer me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. /albeu.com/