Nga vjedhja e fondit të xhamisë te falsifikimi i monedhave, arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga, 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve, është edhe një 32-vjeçar, i cili dyshohet se autor i vjedhjes së një shume parash në një xhami në Tapizë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. A., 32-vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash, në një xhami në Tapizë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. K., 28-vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit F. D., 24-vjeç, dhe B. M., 40-vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. K., 28-vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. K., 40-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 24-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 90 dhe 323 të Kodit Penal. Shtetasi A. B., për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin V. D., 56-vjeç, banues në Tiranë, si dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. A., 32-vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash, në një xhami në Tapizë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin O. N., 39-vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin L. G., 46-vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shtuar 26.08.2024 11:50