I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për “Inside Story” ka rrëfyer përfshirjen e tij në botën e krimit. Nga një njeri i thjeshtë, i cili punonte në ndërtim e më pas hapi një dyqan me rroba e këpucë të përdorura, u bë pjesë e krimit me shitjen e një arme që i solli një fitim të menjëhershëm prej 300 eurosh.
Në rrëfimin e tij, Dumani tregon për grabitjet e para dhe njohjet me eksponentë të krimit. Grabitja e parë e Dumanit ishte një argjendari në pronësi të Lirak Bajraktarit në Elbasan së bashku me Talo Çelën, Gentian Sharrën dhe Ilirjan Feçin.
“Me thënë të drejtën nuk kisha bër nojherë grabitje, kisha dhe pak emocione, se bëhej fjalë edhe për shumë lekë për kohën që ishte atëherë. Edhe pranova. Sigurisht që pranova”.
Dumani tregon të gjithë ngjarjen si dhe për rrahjen brutale që i kishte bërë pronarit të argjendarisë duke thënë se e goditi aq fort, sa leva i ra nga dora.
“Kemi zbrit nga makina unë edhe Ilirjan Feçi, edhe kemi dal për të pritur tek parkingu në rrugë, atë argjendarin, pasi ne nuk e dishim minutën fiks kur do vinte për të zbrit direkt nga makina. Edhe këto kanë prit pa më poshtë, për arsye që të jenë gati për të ik sa më shpejt.
Kshu bëmë, unë kisha një levë në dorë. Isha me doreza me kapuç. E pashë atë, Ilirjani e njihte atë personin, edhe më tha ky është, duhet të shkoja ta godisja unë, po duhet t’i bija shumë shpejt. Ashtu bëra, unë i shkova nga mbrapa atij, ishte një burrë, moshën nuk di ta them, por ishte një burrë i madh. E kam godit disa herë, nuk e di sa herë fiks, saqë më ra leva nga dora, ndoshta nga forca që i rashë atij.
Në makinë ka qenë Talo Çela dhe Gentjan Sharra, mesa mbaj mend Talo Çela ka qenë shofer, ndërsa Gent Sharra pasagjer. Kemi ik tek shtëpia Talos, kemi ecur shumë shpejt.”
Nuredin Dumani tregon se disa ditë më vonë u bë dhe ndarja e sendeve të grabitura ku bëhet fjalë për 8.3 kg florinj dhe 300 ora.
“Ishin 8 kg e 300 gram flori. Floriri është shitur pas disa ditësh, 1 jave, 3 javësh ndoshta edhe një muaj, sepse nuk kishim ku ta çonim, se bëhej shumë zhurmë. Nuk mund ta blente kushdo, duhej të shkrihej. Unë e di, Iliri më tha që do ikte në Korçë me Fijen, me gruan e tij, edhe do gjenin një blerës atje. E kishte gjet një blerës, por vetëm për floririn, orat jo.”
I penduari i drejtësisë tregon dhe sesi u mashtrua nga shokët. Sipas atyre orët u hodhën në lumë sepse askush nuk i blinte, një e thënë kjo që Dumani nuk e besoi asnjëherë.
“Ishte shit një kg flori me 12 milion lekë në atë kohë. Orat tha ai i kemi hedh, i kemi hedh në lumë, nuk i blente njeri. Faktikisht mu duk si muhabet kot ky, se i ndërronte orat shpesh ai, më thoshte i bleva 20 mij lekë, i bleva 30 mijë lekë. Unë mendova që ai nuk i kishte shit orat, edhe faktikisht nuk i kishte shit orat. Unë nga aty kam marrë 17 ose 18 milion lekë. Kjo ka qenë grabitja parë ke kjo…”