Në moshën 18-vjeçare, anglezja Francesca Hawley ka lënë mënjanë pasarelat dhe studimet universitare për të zgjedhur që të bëjë një profesion që t’i bën pis duart.
Në kuptimin e vërtetë të fjalës, adoleshentja angleze filloi punë në kompaninë e ndërtimi të babait të saj. Françeska do të jetë muratore, të paktën tani për tani. Ish-modelja tashmë vazhdon të tregojë jetën e saj në Tik Tok, pasi kaloi nga make-up dhe sfilatat e modës te këpucët e sigurisë.
@francescagraceh ? ? #JDSummerDrip #fypシ ♬ original sound – Braxnik_Invest
Prania e videove që e tregojnë atë të veshur me xhaketa, pantallona me xhepa të mëdhenj dhe tuta është konstante në profilin e Francesca Hawley.