Nga ish-kryeministri, ministra dhe deputetë, Dumani rendit zyrtarët e lartë “në rrjetën” e SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, që siç tha ai janë nën hetim apo të pandehur.

Dumani tha se; “janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish-deputetë, dy ish-gjyqtare, tre ish-kryetarë bashkie, një ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie”.

Altin Dumani:Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish-gjyqtarë të shkallës së parë, një ish-gjyqtare i apelit dhe një ish- prokuror.

5 ish-kryetar bashkie, një ish-kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie, një ish-ministër Finance, një ish- ministër Mbrojtje, një ish-ministër Mjedisi, një ish-ministër shëndetësisë, një ish-zv.ministër Shëndetësie, një ish- kryeministër, një ish-sekretar i ministrit të mjedisit, një ish-sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim, apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish-zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një ish-gjyqtar, një ish -ministër mjedisi, një ish -ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish-kandidat për kryetar bashkie dhe një ish-sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë.

Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish-deputetë, dy ish-gjyqtare, tre ish-kryetarë bashkie, një ish- sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie.

Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish-magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë”.


Shtuar 22.05.2024 11:31