Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 254 vjetorit të Ditës së Pavarësisë. Berisha ka uruar miqtë e tij në SHBA dhe gjithë kombin amerikan me anë të një postimi në facebook.
“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan ai në postim.
Të lidhura
None found
Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe një foto kolazh në të cilin ai shfaqet duke pozuar ish-presidentë si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
