Nga 15 shtatori, Italia do të kërkojë certifikatën “green pass” për të gjithë punonjësit

Italia do ta bëjë të detyrueshme që të gjithë punëtorët të kenë një “green pass” Covidi, që është një dëshmi e vaksinimit, një test negativ ose shërim nga virusi.

Kjo masë është ndër të parat për Evropën dhe disa nga më të rreptat në botë.

Çdokush pa leje raportohet se do të përballet me pezullimin nga puna dhe nëse nuk kanë certifikatën brenda 5 ditësh do t’u ndërpritet paga.

Masa, e cila do të hyjë në fuqi më 15 tetor, synon të rrisë vaksinimet në një vend që është goditur rëndë nga virusi.

Certifikatat e “green pass” për Covid-19, të dhëna si në mënyrë dixhitale ashtu edhe në letër, aktualisht kërkohen për të hyrë në stacionet hekurudhore në Itali, kinema, restorante, palestra dhe pishina.

Personeli i shkollës gjithashtu kërkohet të tregojë një “green pass” dhe disa mësues thuhet se janë larguar nga puna.

Të enjten, qeveria italiane miratoi një ligj të ri për të zgjeruar kërkesat për të gjithë vendet e punës dhe punonjësit në të gjithë sektorët, përfshirë të vetëpunësuarit.

Bizneset dhe stafi mund të përballen me gjoba deri në 1,500, nëse zbulohet se njerëzit punojnë pa qenë të pajisur me certifikatën e kërkuar./albeu.com

 


Shtuar 17.09.2021 10:21