Netanyahu: Jam krenar që kam penguar krijimin e shtetit palestinez

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka përsëritur synimet e tij për eliminimin e grupit të militantëve terrorist në Gaza, Hamasit.

Në një konferencë për gazetarët, ai u pyet se si e sheh Gazën e të nesërmes.

Netanyahu tha se do të çmilitarizojë Gazën dhe ushtria izraelite do të jetë përgjegjëse për sigurinë e saj, sepse “askush tjetër nuk mund të sigurojë që do të ketë një regjim paqësor”.

I pyetur për kritikat e tij ndaj Marrëveshjes së Oslos, nënshkruar në vitet 1990 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, zoti Netanyahu thotë se “nuk ju kuptoj ju dhe gjithë gazetarët e tjerë”.

“Për 13 vjet më fajësoni mua se jam personi që kam frenuar marrëveshjet e Oslos, që kam penguar krijimin e shtetit palestinez”, tha ai.

“Po është e vërtetë që kam thënë që kur u zgjodha kryeministër, në fushatën time elektorale, duhet të ketë lidhje reciproke. Nëse ata japin, ne rregull do të japim, ata do të marrin, por ata nuk dhanë asgjë, kështu që unë jam shumë krenar që pengova krijimin e një shteti palestinez sepse ne e dimë se si do të dukej. Pasi e pamë të voglin në Gaza, mund të imagjinojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse, me gjithë mbështetjen e saj ndërkombëtare, a mund ta imagjinoni nëse ata do të kishin qenë rreth Jerusalemit dhe kudo tjetër dhe çfarë do të kishin bërë më 7 tetor”, përfundoi udhëheqësi izraelit.


Shtuar 16.12.2023 22:01