Nesër votohet për shkarkimin e Metës, Lefter Maliqi: Vota ime do jetë kundër!

Ditën e neserme mbahet shkarkimi i Presidentit Meta në Kuvend. Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar haptas qëndrimin e tij kundër kësaj nisme të maxhorancës.

Me anë të një statusi në Facebook, Maliqi, i cili ishte pjesë e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Beratit nuk i ka kursyer akuzat ndaj kolegëve, duke e krahasur Kuvendin me një estradë.

“Vota ime neser do jete kunder shkarkimit te Presidentit, kunder turpit te ketij parlamenti te kapur e keqperdorur keto 2 vite. Mos u habisni nga shoë dhe fleterrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai parlament i kthyer ne estrade cfare nuk keni pare, qeshur e degjuar keto 2 vite.

Me votat e ketyre jane votuar PPT duke pasuruar oligarket dhe qeveritaret, eshte votuar prishja e marrveshjes se 5 Qershorit ne rezidencen Amerikane, ku me pas u prishen koalicionet dhe u krye masakra me e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KCK duke i perdorur nen presion bandat per zgjedhjet e 25 Prillit.

endin e ka mbuluar krimi ne qeveri ne parlament, sfilatat ne drejtesi dhe varferia e pasiguria ne vend ku burri vret gruan, vellai motren, vjehrri dhendrin, shoku shokun, vrasje ne dere ne banese, ne makine, ne rruge, grabitje, vjedhje, droge etj. Seanca parlamentare neser do futet ne histori si turpi dhe deshtimi me i madh parlametarizimit ne vend,”-shkruan Maliqi.  /albeu.com/

 


Shtuar 8.06.2021 20:51