Nesër protesta te Bashkia/ Klevis Balliu: Kryehajduti i Tiranës vjedh çdo qindarkë, qytetarët të na bashkohen

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në mitingun kundër Veliajt, që do të zhvillohet ditën e nesërme pranë bashkisë së Tiranës në orën 11.00.

Ai ka postuar një mesazh në faqen e tij në “Facebook”, ku tregon për gjendjen e plehrave në zonën e Astirit në Tiranë, duke postuar edhe video nga vendi ku plehrat janë grumbull në mes të qytetit.

Postimi:

“Kryehajduti i Tiranës Erion Veliaj vjedh çdo qindarkë të qytetarëve/ Nesër në orën 11.00 bashkë tek bashkia Tiranë kundër korrupsionit.


Shtuar 13.05.2024 13:17