Nesër protesta e opozitës/ Rama nuk do jetë në Tiranë, Policia njoftohet për tubim dy orë

Ditën e nesërme opozita ka thirrur qytetarët anembanë Shqipërisë që të mblidhen në një protestë kombëtare në kryeqytet ku do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Pak orë para protestës, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar konferencë me gazetarët në selinë blu.

Policia e Shtetit është njoftuar për një protestë që do të zgjasë 2 orë, por kjo mbetet për t’u parë, pasi parashikohet që të zgjasë më shumë.

Megjithatë Partia Demokratike duket se ka zgjedhur që të mos japë shumë detaje lidhur me organizmin konkret.

Mësohet se të shtunën, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë. Sot dhe nesër, (12 nëntor) kreu i qeverisë do të jetë në Paris ku do të mbahet Samiti i Paqes.


Shtuar 11.11.2022 11:55