Nëse po tentoni të humbni peshë, një nga gjërat më të mira që mund të bëni është të hani mëngjes. Konsumimi i kalorive në orët e hershme të ditës do të thotë që keni më pak të ngjarë të hani më shumë se që duhet në orët e vona, sepse ditën tuaj e keni filluar të ngopur dhe të kënaqur.
Janë disa ushqime që mund të hani për mëngjes, të cilët janë aleatë të shkëlqyer për humbjen e peshës. Më poshtë gjeni disa prej ushqimeve të cilat mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.
1.Vezët:
Janë jo vetëm të shijshme, por edhe të pasura me proteina. Ato ju mbajnë të ngopur, e rrjedhimisht larg ushqimit për disa orë të mira. Sipas një studimi, ata persona që konsumojnë vezë në mëngjes humbin thuajse dyfish më shumë peshë sesa të tjerët. Dhe nëse nuk ju pëlqen të hani të njëjtin ushqim gjithmonë, veza është perfekte, pasi ka shumë mënyra për ta gatuar atë.
2.Kosi:
Është, gjithashtu, një aleat i mirë i personave të cilët dëshirojnë që të humbin peshë. Kjo, për faktin së kosi nuk përmban sasi të sheqerit. Nëse nuk ju pëlqen shija e tij, provoni ta kombinoni atë me fruta të ndryshme ,gjithashtu, përfitoni një mëngjes akoma më të shëndetshëm.
3.Bananet:
Të pasuara me fibra, por me pak kalori janë një alternativë e shkëlqyer për drithërat me sheqer në mëngjes. Studime të shumta kanë zbuluar që rritja e konsumit të fibrave nga frutat dhe perimet shoqërohen në humbje të peshës.
Bananet mund të shijohen vetëm ose të prera si copëza për kos apo tërshërë. Ju, gjithashtu, mund të shtoni banane të papjekura jeshile në smoothie-n tuaj të mëngjesit për një dozë të niseshtës rezistente.
4.Smoothiet:
Kur jeni duke u përpjekur të humbni peshë, mëngjesi mund të vendosë tonin për pjesën tjetër të ushqimit tuaj atë ditë. Smoothiet, jo vetëm që janë një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të marrë një dozë të përqendruar të lëndëve ushqyese, ato, gjithashtu, dyfishohen si një ushqim i përshtatshëm për mëngjes që mund të përshpejtojë humbjen e peshës.
5. Kafe:
Disa studime kanë zbuluar që filxhani juaj i kafesë së mëngjesit mund të sjellë përfitime të mëdha për humbjen e peshës. Për shkak të përmbajtjes së kafeinës, kafeja mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke rritur metabolizmin dhe djegien e yndyrës.
6. Çaji jeshil:
Shikoni përbërësit në pothuajse çdo pilulë diete ose shtesë për djegien e yndyrës dhe ka një shans të mirë që të vini re çajin jeshil. Çaji jeshil është studiuar gjerësisht për kapacitetet e tij të metabolizmin dhe djegies së yndyrës. Për shembull, një studim i vogël në 23 njerëz zbuloi se duke marrë tre kapsula të ekstraktit të çajit jeshil, rritet djegia e yndyrës me 17% brenda vetëm 30 minutave.
7. Tërshërë:
Konsumimi i tërshërës mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer e mëngjesit, për të ndihmuar në humbjen e peshës. Fibra beta-glukan tërheq ujë dhe në thelb e bën ushqimin tuaj më të trashë, duke ngadalësuar shpejtësinë e lëvizjes së tij përmes sistemit të tretjes. Kjo do të thotë se ju do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.
Ngrënia e rregullt e tërshërës, po ashtu, ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe LDL, ndikon në zvogëlimin e përmasave të belit dhe në uljen e yndyrës trupore, si dhe mund të ndihmojë në kontrollin e reagimit të glukozës dhe insulinës, veçanërisht te njerëzit me diabet.
8.Sallatat:
Sallata trengjyrëshe, me karotë, trangull dhe rrepkë të bardhë, mund t’ju ndihmojë në përshpejtimin e udhëtimit tuaj drejt humbjes së peshës. Mund ta përfshini këtë sallatë në ushqimin tuaj të përditshëm. Është një prej ushqimeve që ju bën të ndiheni të ngopur në qoftë se e konsumoni në mëngjes.