Nervozizmi e tradhtoi, arrestohet shqiptari 10 gr kokainë në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedim të lëndëve narkotike pasi u kap në flagrancë me 10 gramë kokainë.

Sipas mediave vendase, shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë dhe ka shfaqur menjëherë nervozizëm edhe pse ishte me dokumenta të rregullta. Kjo ka shtyrë oficerët e policisë që të ushtronin kontrollin e makinës së tij ku në xhepat e saj ju gjendën dozat e kokainës të gatshme për t’u shitur.

Në përfundim të formaliteteve shqiptari u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim ku pritet të dalë para drejtësisë./albeu.com