Nëntë persona janë konfirmuar si të vdekur, pas një shpërthimi të fuqishëm në një stacion për karburante në qarkun Donegal të Irlandës.
Shpërthimi ka ndodhur në pasditen e së premtes.
Policia irlandeze ka thënë se tri viktima janë konfirmuar të premten, ndërsa të tjerat të shtunën.
Tetë persona janë dërguar në spital, pas shpërthimit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit është thënë se janë duke vazhduar.
Shpërthimi ka shkatërruar ndërtesën e stacionit dhe një ndërtesë banimi në afërsi.
Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, e ka konsideruar incidentin si “tragjedi të papërshkrueshme”.
“I gjithë kombi është i shokuar me atë që ka ndodhur”, ka thënë ai./rel