Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një 24 vjeçare ka gjetur vdekjen duke u hedhur nga ballkoni pas një zënkë me bashkëshortin.
Dyshimet e para të policisë janë se e reja, Anisa Gjini, u hodh vetë nga ballkoni, teksa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
E afërmja e çiftit, e pyetur nga gazetarët nëse kanë patur më herët probleme mes çiftit, ajo thotë se mes tyre ka shkuar çdo gjë mirë.
Këtë gjë e konfirmon edhe fqinja e familjes Gjini, e cila u shpreh gjithashtu se ata shkonin mirë me njëri tjetrin dhe nuk kishin parë asgjë të dyshimtë më herët.
“Unë isha në shtëpinë time, kur më erdhi haberi mbrëmë kishte mbaruar çdo gjë. Nuk di që të ketë pas ndonjë problem shëndetësor”, tha ndër të tjera e afërmja.
Ndër të tjera mësohet se çifti janë prindër të një djali të vogël.
Ndërkohë policia arrestoi në flagrancë bashkëshortin e viktimës, Alfred Gjini, 31 vjeç.