Nën akuzë për korrupsion, GJKKO merr vendimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtaren Mimoza Margjekaj, e akuzuar për korrupsion. Ky vendim i konvertohet me 3 vite shërbime prove. Gjithashtu, gjykata ka dënuar me 4 vite burg edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara.

Me nga 3 vite burg janë dënuar, shtetasit e pandehur, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj. Ndërsa me 1.2 vite burg u dënua Nejton Bali.Sipas SPAK ata i kanë dhënë gjyqtares një shumë prej 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, vëllait të Nejton Balit i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndryshim që më pas ndodhi efektivisht nga Apeli i Korçës.

Gjithashtu gjykata vendosi për gjyqtaren edhe heqjen e se drejtës për të punuar në institucione publike për 5 vite.

Mimoza Margjeka: Prokuroria ka prova por për dikë tjetër, janë prova që janë marrë miliona euro, ato kanë shkuar në Amerikë dhe kanë rritur fëmijët. Unë nuk kam njerëz, motrën e ca njerëz të shpis. Unë kam karakterin tim. Do pakësohen njerëzit me intelektual dhe me karakter. Viktimën gjithmonë e kapin. Puna ime është e parëndësishme, për gjyqtarët do ken mendim tjetër. Cudi më duket nëse nuk do më dënonin.


Shtuar 15.12.2022 15:00