Nefi do shkojë në SPAK me 100% siguri/ Berisha nxjerr mesazhet e reja për Ballën: Nesër ndodh…

Ditën e sotme, jashtë dyerve të SPAK, Sali Berisha, ka nxjerrë biseda të reja nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, duke pretenduar se ato i referohen ministrit Taulant Balla.

Më konkretisht, në biseda mes dy personave, ata bëjnë me dije se “Bujari”, ka takuar një ditë më parë “Taon”, i cili i ka dhënë garanci se kundërshtari i bandës “Nefi” do të shkojë në SPAK me 100% siguri.

Madje sipas Berishës, ata i bëjnë presion “Taos” se nëse nuk ia rregullojnë këtë gjë, ai nuk do i ketë më në krah.

Berisha deklaroi se nga kjo bisedë kuptohet se thirrjet në SPAK vendosen nga Taulant Balla dhe Edi Rama, teksa shtoi se nuk ka të dhëna se kush është personi që është paraqitur në SPAK.

Sali Berisha: Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra. Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe Skapin e partisë. Ju lutem dëgjojeni.

Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri. Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar.

Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah. Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë.

Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose t`i bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje.

E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës. Dhe pastaj kësaj thirrje, këtij paralajmërimi, këtij ultimatumi, Tao tha: Nesër ndodh!

Pra, të gjitha urdhërohen nga banda, ultimatumit të bandës që ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do, pra nuk do vjedhim vota për ty, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh. Këto janë krimi elektoral, dosjet e krimit të shëmtuar të Taulant Ballës, Edi Ramës, mbi të cilat fle Skapi i partisë dhe ky është një krim monstruoz kushtetues.

Nuk e kam të qartë se kush është Target në këto përgjime. Nuk mund ta them, nuk krijoj dot… që është eksponent i krimit, kjo nuk ka diskutim, por nëse është një anëtar i bandës me kollare apo me llërë të zhveshura dhe me automatik në dorë, nuk mund ta them.

Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues. Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë.

Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral. Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda. Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben…


Shtuar 3.03.2025 12:21