Avokati Gazmend Halilaj, e ka cilësuar një krim të paprecedentë vrasjen e Liridona Murselit nga grabitësit në prani të fëmijëve të saj në Prishtinë.
Ai tha se po abuzohet me lajmin, teksa shtoi se në zonë ka kamera sigurie dhe shrehu besimin se ngjarja do të zbardhet.
“Është rast tronditës, pasi në 2023 veprohet kështu ndaj një gruaje, ndaj një viktime krejtësisht të pafajshme. Një lajm tronditës që na ka shokuar të gjithëve. Shpresoj që Prokuroria dhe policia të bëjnë të pamundur që të zbardhin detajet”, tha Gazmend Halilaj.
“Mendoj se portalet te ne në këto ngjarje i pasurojnë për klikime, pa pasur asnjë bazë. Janë disa prononcime që nuk kanë bazë. Ata aludojnë se pse kanë shpëtuar burri dhe fëmijët dhe është vrarë gruaja. Ata kanë pasur qëllim që të marrim aq sa munden. Çdo ambient ka kamera sigurie sot dhe më pas shkon drejt autorëve. Kam besim se do të zbulohet ngjarja.”, theksoi ai.