Në spital prej ditës së djeshme, Berlusconi diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

Silvio Berlusconi, kryeministër katër herë i Italisë, është diagnostikuar me leuçemi, tha sot një burim i njohur me këtë çështje.

Ky burim ka konfirmuar informacionin nga gazeta italiane Corriere della Sera.

86-vjeçari Berlusconi ndodhet në spital që prej ditës së djeshme, të mërkurën, në repartin e terapisë intensive të klinikës së kardiologjisë të spitalit San Raffaele në Milano, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.


Shtuar 6.04.2023 08:38