Në SPAK për çështjen CEZ-DIA, Meta: Nuk kam frikë nga drejtësia, asnjë institucion s’më bën dot presion

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa ndodhej në qytetin e elbasanit për të mbështetut publikisht kandidaturën e PD, Luçiano Boçi, për kreun e Bashkisë së këtij qyteti në zgjedhjet e 14 majit, iu përgjigj edhe interestit të gazetarëve për shkuarjen në SPAK ditën e mërkurë.

Meta tha se nuk ka aspak frikë nga drejtësia, dhe se nuk menndoi se në SPAK ishte thirrur për një nga denoncimet që ka bërë, dhe jo për çështjen CEZ-DIA.

Ai theksoi se sot nuk ka më institucion që mund t’i bëjë presion, pasi nuk ka firmosur asnjëherë për PPT-të.

Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. këta amerikanët e Ramës. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi, se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje mld euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kuptova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato mld euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë; hetoni! Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPT në jetën e tij, pa e parë mirë. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kam marrë këtë porosi gjithmonë”, u hpreh Meta.

/AlbEu.com/


Shtuar 23.02.2023 18:44