Në shtatë vite, katër viktima dhe një i zhdukur/ Si nisën vrasjet në familjen Lleshi

Arben Lleshi i dënuar me burgim të përjetshëm, e ekzekutua në qelinë e tij burgun e Peqinit të premten (15 dhjetor), nga një tjetër e dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj.

Vrasja dyshohet se është e mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.

Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm nga autoritet angleze për vrasjen e Agim Hoxhës në vitin 2012, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një automjeti.

Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi.

Në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së sotme Arben Lleshi.

Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.


Shtuar 15.12.2023 21:34