Në Serbi e bëjnë “baltë” me ndeshje të trukuara, shihni portierin në gjumë (VIDEO)

UEFA e ka bërë të qartë për futbollin në Serbi se janë gjetur ndeshjet e trukuara dhe pritet që të ketë dënim të rëndë.

Por në këtë vend nuk “zënë mend” duke vazhduar me situatat e dyshimta që nuk kanë të bëjnë me futbollin normal.

Këtë herë jemi sërish në elitën e futbollit të Serbisë sa i përket ndeshjes mes Macva dhe Radnik.

Atje është parë një gol i rrallë teksa portieri “e ka bërë baltë” pasi nuk e largon dot topin dhe pse ishte tërësisht i qetë, ndërsa ishte vetëm minuta e 2 e ndeshjes.


Shtuar 29.04.2021 17:46