Zotëria përballë nesh, është Altin Veshti, Shef i repartit të kardiokirurgjisë në QSUNT dhe një nga mjekët më të mirë në vend ndërsa arsyeja për të cilën kemi shkuar ta takojmë, ka të bëjë me një shqetësim qytetar.
Mjekët dhe infermierët e kardiokirurgjisë, si në ccdo sektor tjetër të shërbimit publik por edhe atij privat, kanë grupin e tyre në ëhatsapp, në të cilin ndajnë bisedat e punës së përditshme. Ndajnë turnet, vizitat, ndërhyrjet që bëjnë. Pra gjithccka në funksion të mbarëvajtjes së misionit të tyre fisnik.
Por në rrjetet tona sociale na erdhi një denoncim që lidhet me grupin e ëhtsapp të repartit të kardiokirurgjisë duke na bërë të dyshojmë se diccka në atë repart të QSUNT, nuk shkon ashtu sicc duhet. Autori i tre mesazheve të njëpasnjëshme, është pikërisht shefi i këtij reparti dr. Altin Veshti.
Në chatin e parë, doktor Veshti, iu shkruan kolegëve se duhet të llogarisin pacientët që konsultojnë, sepse nuk mund të qëndrojnë një javë në kardiologji, vetëm në rast se ka mungesë të Troponinës.
Pas rreth 40 minutash, shefi i repartit shkruan sërish. Ai iu drejtohet kolegëve në chat, duke iu kujtuar se ka mbetur vetëm një valvul biologjike. Prandaj duhet të ndërpriteshin shtrimet deri pas festave të nëntorit.
Pra, nuk duhej të shtrohej asnjë pacient sepse mungonin valvulat biologjike. Dhe kjo situatë nuk do të zgjaste një apo dy ditë, por për plot një muaj.
Ndërkohë, pa kaluar as 15 minuta, nga dr. Veshti mbërrin një tjetër tekst në grup, në të cilin ai iu kujton mjekëve të tjerë që përgjatë këtij muaji do të bëheshin vetëm baypasse, duke përjashtuar kështu ccdo ndërhyrje për vendosje valvulash.
Në gjithë këtë seri tekstesh të njëpasnjëshme të doktorit, nënvizohet se në nëntor nuk do të ketë asnjë valvul, gjë që do të shkaktojë ndërprerjen e operacioneve të kësaj kategorie.
Piranjat takuan shefin e këtij reparti Dr. Altin Veshti dhe ky I fundit I mohon akuzat e bëra . Teksa e pyesim per chatet Veshti thotë se kanë dal nga konteksti.
Dr. Veshti është i sigurt në atë që thotë. Valvula ka.
Në fakt ky është një lajm shumë i mirë. Por atëherë pse nuk do të ketë shtrime për një muaj. Të paktën kështu thuhet në mesazh.
Është e kuptueshme që z. Veshti ndodhet në vështirësi për shkak të pozicionit që ka, por do të ishtë më mirë që shkaktarët e vërtetë të kësaj anomalie të mos fshihen pas një mjeku të nderuar, por të të marrim masa urgjente për të normalizuar situatën./PIRANJAT