Në mes të diellit e temperaturave përvëluese! Rrebeshe shiu e breshëri pushtojnë Tiranën (VIDEO)

Pak minuta më parë Tirana u përfshi nga një mot i keq me reshje shiu dhe breshër.

Ndërkohë që moti ishte me temperatura përvëluese, në një moment moti ktheu krah dhe nisi shiu i rrëmbyeshëm dhe breshër.

Moti sot:

Nesër pritet mot i keq, me shi, breshër dhe rrebeshe.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e enjte do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në oret e mesditës të cilat do të pasohen nga reshje shiu në jug, qendër dhe zonat malore në veri dhe lindje te territorit.

Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 12°C deri në 25°C
zonat e ulëta 17°C deri në 30°C
zonat bregdetare 15°C deri në 28°C /albeu.com/

 


Shtuar 10.06.2021 15:47