Reperi Cllevio ka shqetësuar prej ditësh fansat ku i njoftoi se pas një sulmi në zemër ndodhej në spital.
Mirëpo ditën e djeshme, Cllevio u shfaq i ngritur në këmbë e madje edhe duke drejtuar makinën. Por sot, këto pamje janë fshirë nga profili i tij në Instagram dhe është bërë një njoftim se gjendja e Cllevios është përkeqësuar duke përfunduar sërish në spital.
Nderkohë, ditën e sotme policia ka njoftuar se Kleviol Ahmeti, pra Cllevio është shpallur në kërkim me akuzë se ka paguar për të djegur makinën e Kozak Braçit.
Në deklaratat e tij, Kleviol Ahmeti tha se se ka vënë edhe unazë në zemër. Daljet e tij LIVE nga spitali kanë qenë të shpeshta dhe mes lotësh./albeu.com/