Një shofer me Bugatti Chiron ka aaritur një shpejtësi prej 117 km/h në autostradë.
Edhe nëpër pista është pothuajse e pamundur t’ia nxjerrësh këtë shpejtësi, e jo më në rrugë.
Zakonisht, testimet e tyre dhe rekordet e shpëjtësisë që këto makina vendosin, të gjitha bëhen nëpër aeroporte. Por, nëse ka vende të tjera ku mund t’i nxjerrësh maksimumin makinave sportive, ato janë autostradat gjermane, ku në pjesë të caktuara nuk ka limit shpejtësie.
Këtë gjë ka bërë edhe pronari i një Bugatti Chiron, njërës prej makinave më të shpejta në botë. Marka pretendon se kjo makinë mund të arrijë deri në 419 km/h dhe Radim Passer vendosi që ta vërtetonte këtë gjë. Manjati çek e postoi videon e provës në YouTube, ku është parë gati 8 milionë herë se si kjo supermakinë arriti deri në 417 km/h./albeu.com/