Ditën e sotme gjykata e Gjirokastrës ka dhënë vendimin arrest me burg për Shkëlqim Onjea, drejtues i punimeve pranë OSHEE Gjirokastër.
Ky vendim erdhi pas ndalimit të tij pas ngjarjes së rëndë ku dy elektricistë u aksidentuan në punë e njëri prej tyre ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 ditë më parë ku humbi jetën Gëzim Çabej i cili ishte ngjitur duke punuar në shtyllën e tensionit dhe ra në kontakt me rrymën elektrike.
Në katër muajt e fundit, Çabej është elektriçisti i katërt në Gjirokastër që humb jetën. /albeu.com/