Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe Napolit është drejt kalimit te skuadra e madhe italiane, Milan.
Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka konfirmuar largimin e shqiptarit nga “Diego Armando Maradona Stadium”.
Por, zërat po shtohen në Itali se Milani po dëshiron marrjen e shqiptarit me parametra zero në verë.
Marrëveshja aktuale skadon më 30 qershor, kështu që Hysaj tashmë lejohet të negociojë me klube të ndryshme.
Sipas, “Calciomercato.com” dhe “Milannews.it” thuhet se përfaqësuesit e Hysaj kontaktuan me Milanin për të ofruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Përvoja dhe cilësia e Hysaj do të vlerësoheshin në Milan, të cilët nuk janë ende të bindur për blerjen përfundimtare të Diogo Dalot dhe Hysaj mund të jetë një objektiv i mirë, me cilësi të mirë dhe me parametra zero.