“Ndrangheta”/ Dënohen disa nga anëtarët e grupit mafioz, mes tyre zyrtarë të lartë

Një gjykatë në Itali ka dënuar anëtarët e grupit të njohur mafioz, Ndragheta. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbylluta dhe të paktën 1000 dëshmitarë dhe qindra avokatë kanë qenë të pranishëm.

Gjyqtarët dënuan me nga 20 vite burg gjashtë persona, ndërsa 21 persona u lanë të lirë. Akuzat e ngritura ndaj tyre përfshijnë vrasje, tentativë vrasje, zhvatje, zbulim të sekreteve shtetërore, shpërdorim detyre dhe lakmi.

Bosi Luigi Mancuso (67), i njohur me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Piteli (68 vjeç) do të përballen më vonë me një gjyq më të gjatë.

Ndrangheta, e krijuar në vitin 1980, është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por specialiteti i saj është tregtia e kokainës dhe besohet se kjo organizatë mafioze kontrollon rreth 80 për qind të tregtisë evropiane të asaj droge./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 19:57