Ndotja te Liqeni i Komanit/ Rama: I hedhin plehrat rrugëve sikur kanë turp t’i hedhin në kosh

Kryeministri Rama ka ngritur edhe problematikën e ndotjes në Liqenin e Komanit, e trajtuar edhe nga Report Tv. Rama tha se pastrohet çdo dy javë dhe do çojnë për pastrim edhe ushtrinë.

Ndërsa kritika pati edhe për qytetarët që hedhin plehrat rrugëve. Kryeministri njoftoi se do investohet edhe në rrugën e Komanit.

Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë. Do çojmë edhe ushtrinë për ta pastruar. Po kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro s’mund të vazhdojë. Veriu po njeh bum turistik. Do investojmë dhe rrugën e Komanit. Po liqeni i mbushur çdo dy javë me plehra që i hedhin rrugëve sikur kanë turp ti hedhin aty ku duhet hedhur, nuk e di.


Shtuar 17.07.2024 12:07