Ndodhi edhe kjo! Bëri nusen për spital, arrestohet vjehrra në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në mesin e dhjetë të arrestuarve është dhe një grua, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit të saj.

Kjo e fundit nga dhuna ka tentuar që ti bëjë dëme vetes së saj.

Arrestimi i vjehrrës, me inicialet M.K, u bë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:F. V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;S. G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 19.06.2021 09:12