E FUNDIT/ Digjet makina e shefit të Krimeve në Mirditë

Një automjet është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Laç në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Burimet bëjnë me dije se automjeti është në pronësi të shefit të krimeve të Mirditës.

Shkaku i djegies së automjetit ende nuk dihet.

Automjetet e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes , për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2021 09:07