Ndodh mrekullia te “Koço Gliozheni”: Nëna me koronavirus sjell në jetë vajzën

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka publikuar një foto nga momenti i ardhjes në jetë të një foshnje.

Një nënë e re, vetëm 29 vjeçe ja ka dalë mbanë të sjellë në jetë të bijën edhe pse ishte e infektuar me koronavirus.

“Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë

Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha😍
😇 Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë🙏🏼
Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi😍🙏🏼
#Krenare për mjekët dhe infermierët

Shtuar 1.04.2021 09:04