Plas sherri mes të rinjve në Vlorë, policia shpall në kërkim tre të rinjtë

Policia ka shpallur në kërkim tre persona në Tiranë pas një konflikti kanë goditur me sende të forta një 27-vjeçar me iniciale M.M. i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim policor shtetasit A. Ç., 34 vjeç, R. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi këta shtetas, pas një konfliktit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia. /albeu.com/

Shtuar 1.04.2021 09:04