Ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn, kur mbahet gjyqi për ish-efektivin Jeton Lami

Gjykata e Apelit të Tiranës ka njoftuar se në datën 20 shtator do të mbahet seanca gjyqësore ndaj efektivit, Jeton Lami i cili akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte shpallur në kërkim.

“Ju bejme me dije se, ne Gjykaten e Apelit Tirane eshte rregjistruar ceshtja penale ( masa sigurimit),me person nen hetim Jeton Lami. Ceshtja eshte planifikuar per tu gjykuar me date 20.09.2022 ora 09:50”– thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kujtojmë se  Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin./albeu.com


Shtuar 13.09.2022 13:09