Ndihmoi “bosin” turk të arratisej, arrestohet biznesmeni i njohur në Tiranë

Policia ka vënë në pranga biznesmenin Edevaldo Haxhiu në Tiranë pasi akuzohet se ka ndihmuar në arratisjen e CEO-s të kompanisë turke të kriptmonedhave, Faruk Fatih Ozer.

Sipas mediave turke,  Haxhiu është prangosur në Tiranë, nga policia lokale dhe është marrë në pyetje por biznesmeni ka mohuar të ketë njohje me Ozer.

Më herët është vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj, që dyshohej gjithashtu se ndihmoi në të njëjtën arratisje.

Kush është Faruk Fatih Ozer:

Boss-i i kriptomonedhave turke, dyshohet se ndodhet në Shqipëri, duke iu fshehur autoriteteve turke.

Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale.

Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë. Më 20 prill ai ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. /albeu.com/

 


Shtuar 23.09.2021 09:24