Ka ndërruar jetë, Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik.
Ai e mbajti këtë post para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, ai ka vdekur në Moskë në moshën 91-vjeçare.
Ai njihej për ndryshimet e ndërmarra si perestrojka dhe glasnost (reformë dhe hapje).
Agjecitë shtetërore ruse të lajmeve njoftuan se ai vdiq nga një sëmundje e rëndë.
“Mikhail Sergeevich Gorbachev vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur”, tha Spitali Klinik Qendror, sipas RIA / Novosti të martën./albeu.com/