Mohammed Al Fayed, ish-pronari i Harrods, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, raportoi BBC.
Mohammed është babai i Dodji Al Fayed i cili vdiq më 31 gusht 1997 në një aksident automobilistik së bashku me Dianën, Princeshën e Uellsit.
I lindur në Egjipt, Mohamed Al Fayed ndërtoi një perandori biznesi në Lindjen e Mesme përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970.
Pasi djali i tij i madh Dodi vdiq në një aksident me makinë së bashku me Princeshën Diana, Al Fayed kaloi vite duke hetuar rrethanat e vdekjes së tyre.
Ai e kaloi dekadën e fundit të jetës së tij kryesisht jashtë syve të publikut, duke jetuar në rezidencën e tij në Surrey me gruan e tij, Heini.
Mohamed Al Fayed ishte pronar i klubit të futbollit Fulham nga viti 1997 deri në vitin 2013.