Ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale në Gjakovë

Në zgjedhjet lokale të së djeshme 12 tetor 2025 në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj, ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.

Perkaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti trafiku, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve./Express