Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, mbahet meshë në Katedralen e Beratit

Ndarja nga jeta në moshën 95-vjeçare të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka pikëlluar gjithë besimtarët ortodoks në të gjithë vendin.

Për shpirtin e tij, në të gjitha kishat në vendin tonë janë mbajtur shërbime episkopale. Në Katedralen “Shën Dhimitri” në Berat, është mbajtur pasditen e sotme Përshpirtja për Anastasin.

Besimtarët, me lot në sy, janë lutur për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas dhe kanë ndezur qirinj.

Pas përfundimit të Përshpirtjes, At Petraq Simsia, që drejtoi edhe liturgjinë e përshpirtjes, ka folur rreth vlerave të papërsëritshme të kryepeshkopit Anastas dhe veprave humanitare që ai kreu në vendin tonë.


Shtuar 25.01.2025 19:46